Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, afër fshatit Orllat, ku janë përfshirë tri vetura.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se si pasojë e aksidentit një persona ka marrë lëndime trupore.

Sipas tij dy veturat e aksidentuara kanë qenë në lëvizje ndërsa një tjetër ka qenë e ndalur dhe se njësitet përkatëse janë duke e trajtuar rastin.

“Ju konfirmoj se në rr. Pejë- Prishtinë afër fshatit Orllat është shkaktuar një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Raportohet se një person ka marr lëndime trupore në këtë aksident, përderisa sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes dy nga veturat e aksidentuara kanë qenë në lëvizje dhe një ka qenë e ndalur. Njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës e PK-së po trajton rastin dhe po kryen procedurat e nevojshme”, ka thënë Hoxha për Gazetën Sinjali.

Hoxha ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe shpejtësinë e automjeteve ta përshtatin më kushtet e rrugës, t’i respektojnë shenjat në trafik, në mënyrë që të evitohen aksidentet rrugore. /Gazeta Sinjali/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu