Djali që shihni në foto është i ndjeri Xhovan Malocaj, i cili humbi jetën pas një përplasje fatale në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Ai ishte duke udhëtuar me motorrin e tij Suzuki, kur u përplas nga një makinë tip Benz. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trush.Ambulanca dhe policia mbërriti në vendngjarje, por fatkeqësisht 23-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.11.2020, ora 15:00, në aksin rrugor Shkodër  Velipojë, në fshatin Trush , ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin D. D. 30 vjeç banues në Lezhë, me motorrçikletën tip Suzuki me drejtues shtetasin Xh. M. 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.Po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu