Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:45, në afërsi të kryqëzimit të Milotit. Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori, ende i pa identifikuar, ka marrë demtime dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu