Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Pescia, provincën e Viterbos.Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë kanë vdekur dy persona, midis tyre një shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se përplasja e mjeteve “Dacia” dhe “Alfa Romeo” ka qenë fatale për një grua 56-vjeçare, rezidente në Pescia, dhe për një shqiptar 33-vjeçar, po ashtu banues në Pescia.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por gjithashtu raportohet se tre persona të tjerë të cilët udhëtonin me ta janë plagosur, dhe se një prej tyre ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu