Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Iballë – Berishë, në Pukë.

Një automjet ka dalë jashte rruge dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, ndërsa 1 tjetër ka humbur jetën.

Viktima është drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Pyjeve në qarkun e Shkodrës, Mark Ndou.

Të plagosurit janë punonjës të Inspektoriatit të pyjeve të cilet ishin në këtë zonë për inspektim.

Ata janë transportuar për në spitalin e traumës me helikopter për ndihmë më të specializuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu