Një aksident trafiku me te lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot në fshatin Druarë të Vushtrrisë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në fshatin Druarë të Vushtrrisë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura civile ku si pasojë lëndime kanë pësuar shtatë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti./GazetaExpress

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu