Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Denjë të komunës së Rahovecit, ku dy persona kanë marrë lëndime trupore. Njëri prej tyre është lënduar rëndë, e sipas Policisë, e ka humbur njërën këmbë.

Policia e Gjakovës tregon për Gazetën Express se aksidenti është shkaktuar nga një veturë, e cila e ka goditur kamionin e mbeturinave. Dy punëtorët që kanë qenë pas kamionit kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda.

 “Një veturë, shoferi i së cilës për shkak të mospërshtatjes shpejtësisë të lëvizjes, papritur ka goditur një kamion të mbeturinave, i cili ishte ndalur në rrugë, ku dy punëtorët që kanë qenë pas kamionit janë goditur. Njëri nga personat ka pësuar dëmtime të mëdha trupore, e sipas mjekëve i është këputur njëra këmbë”, ka thënë Albin Sahatqija nga Policia Rajonale e Gjakovës.

Sic tregon Sahaqija, personi që dyshohet se e shkaktoi aksidentin, është arrestuar. /Express/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu