Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Pejë, nga ku dyshohet se një person ka mbetur i vdekur.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes, në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër udhëkryqit të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dyshohet që një person ka ndrruar jetë, por që mbetet të konfirmohet nga mjekët kompetent”, tha Kelani.

Detaje tjera nuk dihen teksa njësitet relevante policore janë duke u marrur me rastin.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu