Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vitisë.Një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nënkolonel Shaban Azizi.

Azizi tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të ditës së sotme, dhe se të lënduar janë edhe tre persona të tjerë.

Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.Nga fotot e publikuara të këtij aksidenti shihet se një veturë është rrokullisur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dalë ambulanca dhe njësitet e zjarrfikësve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu