Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nesër mban kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, ku rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë mbi procesin e reformave në Parti, pjesë e të cilit do të jetë edhe miratimi i ndryshimeve në Statutin e AAK-së.Sipas ndryshimeve të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se me ndryshimet statutare që pritet të miratohen nesër në Kuvendin e Punës, do të vendos kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, si dhe do të aplikohet parimi, një delegat-një votë, me cka në fakt hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.
“Me ndryshimet e propozuara, hapet edhe gara për Kryetar të AAK-së, ku secili kandidat i propozuar për Këshill Drejtues, praktikisht është edhe kandidat potencial edhe për Kryetar të Partisë”, thuhet në njoftimin e partisë.

Tutje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se synon që menjëherë pas këtij Kuvendi të Punës të fillojë procesin e reformave në Parti, “për të qenë e gatshme që në çdo rrethanë të marrë përgjegjësi në procesin e shtetndërtimit dhe të zhvillimit të përgjithshëm të vendit.”Kuvendi i Punës i AAK-së, i fillon punimet nesër, e diel 29 Dhjetor 2019, ora 11, në sallën e madhe të Hotelit Emerald dhe është i hapur për media.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu