Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ora policore do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe gjatë kësaj jave, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, nuk do të ketë përjashtime as në ditën e diel, kur do të organizohen zgjedhjet për kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

“ Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë, ne do të shtojmë edhe më shumë mbikëqyrjen ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat. Në do të dakordohemi me KQZ-në. Ata duhet ta rregullojnë orarin për votime, kjo nuk është në interesin tim”, ka thënë ai.

Zemaj kritikoi zyrtarët politikë në komunën e Podujevës, të cilët sipas tij nuk kanë qenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, kësisoj sipas tij, edhe kanë shkelur masat mbrojtëse.

Përndryshe, ministri foli edhe masat mbrojtëse nga virusi Covid-19, me ç’rast përjashtoi mbylljen e kufijve.

Ai tha se asnjë shtet nuk e ka marrë një vendim të tillë, andaj do të vazhdohet me masat e deritanishme.

“Askush nuk mund të vi nga vendet me rrezikshmëri të lartë pa dëshmuar se është i shëndosh, ata që nuk e kanë testin shkojnë në izolim për 7 ditë. Kështu e kanë është shtetet tjera të rajonit”, ka shtuar ai në emisionin radar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu