Duke pasur parasysh se jemi në sezonën e vjeshtës dhe i jemi afruar dimrit, ende temeparurat janë stabile herë me diell e herë me re.

GazetaFlash24 ka kontaktuar me meterologun Sylë Tahirsylaj për të marrë informacionet rreth borës së parë për këtë vit e temperaturave për ditët e muajt në vijim.

Meterologu Sylë Tahirsylaj ka jam të mirë për dashamirët borës, pasi sipas tij festat e fundvitit do të vijnë me fjolla bore.

Intervista:

GazetaFlash24– Si parashihet të jetë moti për muajt në vijim ?

Sylë Tahirsylaj: “Të gjitha elementet dhe dukuritë meterologjike gjatë ditëve dhe muajve në vijim do të jenë me vlera mesatare shumëvjeçare të matjeve meterotologjike dhe klimatologjike të territorit të Republikës së Kosovës. Nuk do të ketë vlera ekstreme, por në përputhshmëri me gjeografinë e terrenit që ka Kosova, këto elemente dhe dukuri do të duken deri në fund të vitit. Do të jetë një mot i mirë, i pranueshëm si për florën dhe faunën për kryerjen e të gjitha punëve, me theks të veçantë në bujqësi. Kushtet e favorshme janë edhe për turizmin malorë, rjedhimisht për adhuruesit e dimrit. Po e ceki edhe një herë do të jetë një mot normal klimatologjike të gjerësisë dhe gjatësisë së vendit tonë.”

GazetaFlash24: Kur pritet të fillojë bora e parë për këtë vit ?

Sylë Tahirylaj: ” Bora e parë ka qenë nëpër bjeshkë, por ajo numrohet për arsye se në nalsitë mbidetare edhe gjatë stinës së verës bie borë. Bora e parë do të bie do të bije në fillim të sezonës së dimrit dhe gjatë sezonës së dimrit. Muaji më i ftohtë do të jetë muaji Janar në bazë të të dhënave shumëvjeçare të Institutit Meterologjik përkatsisht edhe ish-Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.


GazetaFlash24: A keni informacion se sa mund të ndikoj ky mot me virusin aktual Covid-19 ?

Sylë Tahirsylaj: Deri në 4 gradë reagimi është i ashpër, ka ndikim sepse është i ndërlidhur sistemi. Por, sa më ftohtë që të jetë është më keq për këtë virus. Nuk kam kompetenca me elaboru sepse nuk është profesion i imi, këto janë gjëra që po i përjetojmë dhe duhet t’i rrespektojmë të gjitha udhëzimet që i jep Instituti i Shëndetësisë Publike dhe organet tjera kompetente.” GazetaFlash24.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu