Sipas statistikave të fundit, të vitit 2020, në Gjermani aktualisht jetojnë 921,419 shtetas të vendeve nga shtetet e Ballkanit.

Numrin më të madh të kësaj shifre pa dyshim se e përbëjnë kosovarët, me 236.937 persona.

Në vendin e dytë janë shtetasit serbë, me 226,048 persona, ku këtu hyjnë edhe mërgimtarët shqiptarë nga Presheva dhe Medvegja.

Më pas radhiten qytetarët nga Bosnjë e Hercegovina, me 209,295 persona.

Shtetasit nga Maqedonia Veriore zënë vendin e katërt me 118,580, ndërkohë që ata të Shqipërisë janë 70,119 persona, sipas këtij regjistri,

Por, duhet theksuar se numri i vërtetë i këtyre shteteve të lartpërmendura është shumë më i lartë në Gjermani, sepse shumica e mërgimtarëve kanë marrë nënshtetësinë gjermane dhe po ashtu fëmijët e tyre të gjithë janë me nënshtetësi gjermane. Sipas raportimeve thuhet se janë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu