Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Qeveria nuk e ka fuqinë e rrëzimit të Qeverisë, sepse kanë vetëm 24 deputetë.

Në Reporteri-intervista , Musliu ka thënë se në rast se sjellet një mocion votëbesimi në Kuvend, partia e saj do ta japë fjalën dhe votën e saj.

“PDK nuk e ka fuqinë e rrëzimit të qeverisë, kemi 24 deputetë dhe me kaq nuk rrëzohet. Do të përgjigjemi me voten tonë kur të plotësohen kushtet për një veprim të tillë. Në momentin kur bëhen votat, PDK do ta japë fjalën dhe votën e saj. Vetëvendosje kur e ka nisur votëbesimin për qeverinë e ka nisur për të qenë titull në media. Ju e dini sa vota ka VV dhe sa ka PDK. Nëse nuk i shohim 40 nënshkrime, nuk ja vlen aspak të merremi me këtë temë”, ka deklaruar Musliu.

Deputetja Musliu, ka kritikuar qeverinë Hoti, duke e quajtur më të dobët se ish-qeveria Kurti.Ajo thotë se qytetarët nuk shohin asnjë shpresë tek qeveria aktuale.

“Qeveria, kushdo qoftë ajo, që nuk mund t’i kryejë detyrat e saj që ja ngarkon Kushtetua dhe ligjet e Kosovës, duhet ta dorëzojë mandatin dhe të shkojë në shtëpi. Si qeveria e kaluar që e dorëzoj mandatin te një qeveri më e dobët se ajo. Kjo qeveri që nuk mund t’i shtyejë përpara proceset që varet jeta e qytetarëve duhet të shkojë në shtëpi”, ka deklaruar Musliu.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu