Është një ndër serialet më të ndjekura vendore që numëron miliona shikime në çdo episod.

Për disa sezone rresht, ‘Çka ka shpija’ është rikthyer çdo Shtator në televizionin publik mirëpo e njejta nuk ka ndodhur sivjet.

Kjo ka bërë që fansat në rrjete sociale të ngrisin pikëpyetje mbi të ardhmen e serialit duke pyetur se a do të kthehet dhe nëse po, kur.

yetjeve iu ka dhënë përgjigje vetë aktori Naser Rafuna përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai në Instagram e ka konfirmuar që ‘Çka ka shpija’ do të rikthehet në Tetor mirëpo pas zgjedhjeve.

Duket se dominimi i politikës në fashat e orarit prime-time këto ditë të fushatës zgjedhore ka ndikuar edhe në serialin në fjalë dhe lëvizja duket të ketë qenë e mirëmenduar marrë shkas nga interesimi i shtuar që kanë këto kohë debatet politike.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu