Një 72 vjeçar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Gjilanit të mërkurën, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit Ismet Hashani.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar ai.

IndeksOnline mëson nga burimet e veta se 72 vjeçari është gjetur pa shenja jete në një nga motelet në Gjilan.

Ndërsa Prokuroria e ka cilësuar këtë rast si “Vdekje e Dyshimtë”.

“Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, një person është gjetur pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’”, thuhet në raportin e Prokurorisë./IndeksOnline/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu