Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në hyrje të fshatit Bresalc, në rrugën Prishtinë-Gjilan, shkruan Gazeta Metro.

Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në këtë aksident ishin të përfshira tri automjete.

‘Një aksident ka ndodhur në hyrje të fshatit Bresalc, ku janë të involvuara tri automjete’.

‘Sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente në Gjilan, katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore’, ka përfunduar Hashani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu