Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë se të gjitha masat që janë marrë pa koordinim me bizneset kanë pasur dëme të mëdha kolaterale, ku bzneset po i paguajnë fakturat e padëmisë, sipas tij.Rukiqi tha se këtë vikend janë të mbyllura rreth 20 mijë biznese ku humbjet janë rreth 10-15 milionë euro, shkruan IndeksOnline.Kryetari i OEK kërkoj nga Qeveria që krahas shtrëngimit të masave të miratoj edhe masat e stimulimit financiar.

“Sot janë të mbyllura 20 mijë biznese që nuk do të punojnë gjatë vikendit dhe që do të kenë humbje rreth 10-15 milionë humbje në ditje.

Kjo pjesë e mjeteve që nuk do të shpenzohet këtu, këtë vikend do të shfrytëzohen në qytetet e rajonit, është parë edhe në pikat kufitare ku qytetarët kanë vendosur të kalojnë këtë vikend në rajon, ky është problemi i parë i masave.E problemi i dytë është lajmërimi i vonëshëm i masave që janë marrë dhe si pasojë janë hedhur në mbeturina stoku i gjërave ushqimore pasi nuk janë koordinuar aspak me bizneset.

Problemi i tretë i masave është impementimi. Gjatë tërë ditës jemi përpjekur dhe nuk e kemi gjetur se çfarë është market i vogël dhe si pasojë e kësaj kemi mijëra euro gjoba të këto biznese, ku logjikisht nuk të punojnë këto markete.Nëse merren masa ne do t’i respektojmë si të gjithë, por çdo vend i botës po bën edhe një gjë tjetër, masat e stimulimit financiar, qeveria urgjent duhet të miratoj edhe një përkrahje financiare për bizneset”, tha ai./IndeksOnline/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu