Një vajzë e mitur, 16-vjeçare nga Rahoveci është bërë nënë para dy ditëve, pas një martese një vjeçare me një 19-vjeçar.

Ajo ka lindur një foshnje të gjinisë femërore në Spitalin e Gjakovës.

Hilmi Shala, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, ka treguar për Insajderin se e mitura ka lindur më 1 dhjetor në orën 21:30 të mbrëmjes, me ç’rast edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shala ka treguar se pasi që pacientja është e moshës së mitur ata kanë njoftuar edhe organet kompetente ndërsa pacientja sot do të lirohet për në shtëpi.

“Sh.K. e datëlindjes 2005 nga Rahoveci ka lind me dt 01.12.2020 ne ora 21 e 30 min. fëmijë gjallë të gjinisë femërore me PT 2890 dhe gjatësi 50 cmApgar 8/9. Gjendja e nënës dhe foshnjës është e mirë, janë kontaktuar organet kompetente sot pacientja shkon në shtëpi se bashku me foshnjën”, ka thënë Shala për Insajderin.

Ndonëse, martesa e të miturës me 19-vjeçarin është bërë me pëlqimin e prindërve të 16-vjeçares, Policia e Kosovës këtë e ka iniciuar si rast “bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16-vjeçare”.

Kjo pasi që në Kosovë ndalohen martesat nën moshën 18-vjeçare.

Lumni Graishta, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka thënë për Gazetën Insajderi pritet që prindërit e 16-vjeçares të merren si të dyshuar.

“Me 16-vjeçaren ende nuk kemi bërë ndonjë intervistë, ndonjë deklaratë. Në fakt familjarët e saj janë intervistuar edhe ata kanë treguar që ka tash e një vit që ata bashkëjetojnë domethan me pëlqimin e familjarëve. Tash rasti është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16-vjeçare”. Me sigurti si të dyshuar do të jenë edhe prindërit që kanë jap pëlqimin për moshën e viktimës por kjo varet tash prej vlerësimit të prokurorit”, ka thënë Graishta për Insajerin.

Ndërsa burri i të miturës pas intervisitmit është liruar në procedurë të rregullit.

“I dyshuari është shoqëruar në staticon është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Është i moshës 19-vjeçare, në vitin 2000 i lindur, është kosovar”, ka treguar Graishta.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu