Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në anketën e KosovaPress-it, duke votuar për kandidatin që duan ta shohin si kryeministër i ardhshëm të Kosovës.


Anketa e cila ka marrë 720,841 vota, ka qenë e hapur nga 22 shtatori deri më 3 tetor pas mesnatës.Është Kadri Veseli, i cili ka marrë më së shumti vota, me gjithsej 374,694 vota ose 52 përqind.

Ndërsa, Albin Kurti ka dal i dyti me 308,813 vota ose 43 përqind, i pasuar nga Vjosa Osmani e LDK-së, e cila ka marrë 24,692 vota ose 3 përqind. Interesante në anketë është, pasi janë 9008 votues që janë përgjigjur se nuk e dinë cili duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, ose më shumë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Derisa për Haradinajn kryeministër kanë votuar 2580 perosna, Limaj ka marrë 1054 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu