Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shpenzimet e pacientëve me koronavirus arrijnë nga 50deri në 400 euro.

“Këto shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit – nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore, ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore”, ka thënë Ahmeti në një postim në Facebook trnasmeton GazetaFlash24.

Tutje ai ka shkruar se si Komunë e Prishtinës, janë të gatshëm të bashkëfinancojnë një ndihmë për qytetarët në qoftë se niveli qendror ndihmon.

“P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik. Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon”./GazetaFlash24.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu